ZYRTARE/ Martin Odegaard huazohet tek Arsenali
Martin Odegaard ka zyrtarizuar transferimin e tij në Arsenal.

Martin Odegaard është transferuar në Arsenal në formë të huazimit nga Real Madrid.

Mesfushori norvegjez u bashkohet menjëherë bashkëlojtarëve të rinj pasi nënshkroi kontratë të huazimit për gjashtë muaj me Gunners.

22 vjeçari kishte biseduar me drejtorin teknik Edu, menaxherin Mikel Arteta dhe bashkëlojtarin e tij po ashtu në huazim nga Real Madrid, Dani Ceballos para se të vendos të kalojë tek Arsenal.
Shtuar më 27/01/2021, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori