Zyrtare/ Memushaj me trajneri të ri te Pescara
Zdenek Zeman është trajneri i ri i Pescarës, marrëveshje e cila është konkretizuar ditën e sotme. Trajneri i mirënjohur çek kthehet kështu në pankinën e skuadrës abruce disa sezone pasi e ngjiti në Serinë A, por këtë radhë situata është ndryshe.

Skuadra ku aktivizohet Ledian Memushaj dhe mbrojtësi Maloku tashmë do të drejtohen nga një trajner i cili preferon të luajë gjithmonë në sulm siç është Zeman.

Mesfushori shqiptar që është edhe kapiten i Pescarës pritet të kalojë në pjesën e avancuar të sulmit, pasi zakonisht luan i tërhequr.

Gjithsesi me shumë mundësi Pescarën në sezonin e ardhshëm do ta shohim në Seria B.
Shtuar më 16/02/2017, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori