ZYRTARE/ Merr fund telenovela e gjatë, De Ligt bëhet me skuadër të re
Matthijs de Ligt pritet të udhëtojë drejt Italisë për testet mjekësore te Juventusi gjatë ditës së mërkurë pas arritjes së marrëveshjes mes "Zonjës së Vjetër" dhe Ajaxit per vlerën e 65 milionë eurove, plus bonuset.

Siç raporton "Sky Sport Italia", marrëveshja tashmë është arritur dhe ai mbrojtësi holandez do të udhëtojë drejt Italisë në mbrëmjen e së mërkurës, derisa testeve mjekësore do t'iu nënshtrohet të mërkurën në mëngjes.

De Ligt tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Juventusin në vlerë të 8-9 milionë euro për vit, dhe me bonuse paga e tij vjetore shkon deri në 12 milionë euro. Ai pritet ta mbajë numrin 4 në fanellë.

De Ligt ka qenë mjaft i kërkuar edhe nga Barcelona.
Shtuar më 15/07/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori