Zyrtare: Mesfushori kosovar transferohet në Norvegji
Mesfushori kosovar, Herolind Shala është transferuar te klubi norvegjez, Valerenga.

Drejtori sportiv i Valerengas, Jorgen Ingebrigtsen ka thënë se janë shumë të lumtur që e kanë fituar garën për Shalën.

“Herolindi është një futbollist shumë i shkathët i cili luan në disa pozita. Jemi shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë negociatash kemi arritur ta bindim të nënshkruajë me ne”.

Ndërkohë edhe Shala është shprehur shumë i lumtur që do të luaj në një klub të madh si Valerenga.

Valerenga është një klub i madh që ka ambicie të mëdha. Unë kam ardhur këtu sepse besoj se mund të fitojmë diçka dhe ky është qëllimi im”, përfundoi Shala. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori