Zyrtare: Messi grumbullohet për në El Clasico (FOTO LAJM)

Lionel Messi ia ka dalë. Superylli argjentinas është ftuar për El Clasicon në Camp Nou, pas lëndimit në fundjavë.

Ernesto Valverde ka futur Lionel Messin në listën e 19 futbollistëve të ftuar për t’u përballur me Real Madridin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Tri ditë pasi mori një goditje të fortë në kofshën e këmbës së djathtë, Lionel Messi ishe në dyshim të madh për gjysmëfinalen e së mërkurës ndaj rivalit Real Madridit, por sot ai u stërvit normalisht me skuadrën dhe duket i gatshëm për lojë.

Kjo ka bërë që Valverde, i cili më herët gjatë ditës tha se do të presë deri pas stërvitjes për të vendosur për Messin, ta ftojë atë për ndeshjen e nesërme që luhet në Camp Nou me fillim në orën 21:00.

Ndërkohë, Ousmane Dembele nuk ia ka dalë të rikuperohet me kohë dhe kështu nuk do të jetë pjesë e Barçës për t’u përballur me Madridin. Përveç Dembeles, mungojnë edhe Cillessen, Umtiti dhe Rafinha. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori