Zyrtare/ Messi konfirmon dëmtimin
"Ylli" i Barcelonës, Leo Messi, ka konfirmuar se vuan nga një dëmtim. Argjentinasi ka shtuar se vazhdimisht ndjen dhimbje dhe pret ekzaminimet e stafit mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

“Si grup i kemi harruar të gjitha zhgënjimet e kohëve të fundit dhe jemi të gatshëm për suksese.

Fitorja me Uruguait është një nismë e mbarë dhe unë jam i lumtur që shënova.

Por nuk e di nëse do të jem ndeshjen tjetër sepse me të vërtetë kam dhimbje të vazhdueshme.

Më duhet të flas me mjekun e skuadrës për të parë se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

Po pres ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit", u shpreh Messi. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori