Zyrtare, Milan-Barcelona pa Andres Iniesta
Në "San Siro" pa Iniestën për sfidën kundër Milanit. Barcelona do ti duhet të bëjë pa një prej mesfushorëve më të mirë në Botë në duelin për vendin e parë në grupin H të Ligës së Kampioneve kundër kuqezinjëve.

Lajmi bëhet zyrtar nga Klubi katalanas. Andres Iniesta vuan nga një shqetësim në kofshën e majtë dhe nuk mund të jetë në gjendje të luaj përballë Milanit. Lojtari u aktivizua në fundjavë kundër Real Saragozës për disa minuta por që aty u pa që mesfushori nuk isht në 100% të formës së tij fizike.

Kështu, super ndeshja e së mërkurës, Milan-Barcelona nuk do të ketë në fushë një prej lojtarëve më të mirë në Spanjë dhe më gjerë. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2011, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori