Zyrtare: Milan huazon Matias Silvestre
Matias Silvestre është një lojtar i Milan. Pas një takimi të minutave të fundit, Inter dhe kuqezinjtë kanë rënë dakord për kalimin e mbrojtësit argjentinas në Milanello. Drejtori Sportiv i "Djallit" Ariedo Braida, pas një takimi në zyrat e klubit zikaltër ka marrë "Ok"-in e tyre për të huazuar me të drejtë blerjeje ish mbrojtësin e Catanias.

Administratori i Milan Adriano Galliani ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes para se të niset për në Mynih ku në ditët në vijim do të takohet me drejtuesit e CSKA Moskës për japonezin Keisuke Honda. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2013, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori