ZYRTARE: Milani mer vendimin për Biglian dhe Kessie
Milani përpos humbjes në derbi u përball edhe me një situatë aspak të zakonshme mes 2 lojtërave të skuadrës.

Kessie dhe Biglia dhuruan një skenë të pakëndshme e cila u pa nga e gjithë bota.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, gjatë zëvendësimit, teksa po futej Conti, nuk i dha dorën mbrojtësit, ndërsa doli i nervozuar për ndërrimin.

Argjentinasi Biglia ishte ai që ndërhyri dhe i tha dy fjalë, duke i hedhur benzinë zjarrit, që do të shpërthente në thuajse 60 sekonda të mira debat të ashpër, ku ndërhynë shokët e skuadrës për të ndarë palët.

Sot, drejtuesit e klubit kuqezi, kanë lëvizur zyrtarisht: në seli kanë thërritur agjentët e dy futbollistëve, duke i paraqitur edhe gjobën. Ende asnjë shifër zyrtare, por sipas asaj që thuhet, bëhet fjalë për një shumë të majme, rreth 100 mijë euro për kokë. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori