ZYRTARE: Milani merr vendim për Paolo Maldinin
Paolo Maldini nuk do të jetë më Përgjegjës për Sektorin Teknik të Milanit, pasi tashmë ai do të mbajë i vetëm postin e Drejtorit Teknik.

Ka qenë klubi kuqezi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me legjendën kuqezi, i cili do të ketë përgjegjësi për të gjithë zhvillimet dhe planifikimin në aspektin sportiv, duke përfshirë merkaton, planet e klubit dhe organizimin e përgatitjes së sezonit.

"Paolo e mishëron atë cilësi dhe ato vlera që janë blloqet ndërtuese të klubit tonë, jam i lumtur që e kam në krye të zonës sonë sportive, me të, ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë një klub modern, të formuar nga profesionistët më të lartë do të jetë një udhëtim që ne do të ndjekim së bashku për të arritur një projekt sfidues dhe bindës, i cili do të kërkojë energji dhe përkushtim të madh./TS/

Unë jam i bindur se Paolo do të jetë në gjendje të projektojë përvojën e tij, vizionin e tij dhe udhëheqjen e tij. Paolo është pjesë e Milanit dhe e njeh rrugën e suksesit, ai do të jetë një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë”, tha CEO Ivan Gazidis.
Shtuar më 14/06/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori