Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga koronavirusi me më shumë se 2 miljonë raste dhe me rreth 115 mijë të vdekur deri tani, megjithatë edhe në SHBA futbolli do të rifillojë .
Zyrtarisht
Major League Soccer do të nisë muajin e ardhshëm me ndeshjet e para të sezonit të ri që do të luhen pa tifozë. Në momentin e ndërprerjes në mars ishin luajtur vetëm 2 raundet e para. Kampionati do të fillojë në datën 8
korrik dhe do të përfundojë aktivitetin në 11 gusht me një
format të ri dhe të shkurtuar.
Të gjitha takimet do të zhvillohen në kompleksin "Disney World" në Florida. Lajmi i madh u dha nga komisioneri i
Major League Soccer, Don Garber.
Shtuar më 11/06/2020,
ora 09:04