Zyrtare: Napoli-Juventus 29 nëntor, Genoa-Inter 13 dhjetor
Napoli-Juventus më 29 nëntor dhe Xhenoa-Inter më 13 dhjetor. Këto janë dy datat e vendosura nga federata italiane e futbollit për t’u luajtur dy takimet e pezulluara të kësaj jave.

Ndeshja Genoa-Inter, e programuar për t'u zhvilluar ditën e dielë në qytetin e Xhenovës në orën 12:30, është shtyrë për shkak të përmbytjeve masive që kanë shkaktuar 7 viktima.

Njoftimin e ka dhënë kryebashkiakja e qytetit italian, Marta Vincenzi. Zona më e goditur e qytetit nga përmbytjete është pikërisht ajo ku ndodhet stadiumi “Luigi Ferraris”. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori