ZYRTARE/ Nelson Semedo është lojtar i Wolves
Edhe zyrtarisht, Nelson Semedo është lojtari më i ri i Wolverhampton Wolves.

26-vjeçari ka firmosur kontratë tre-vjeçare me Wolves dhe bëhet lojtari i 10-të portugez në skuadrën e drejtuar nga Nuno Espirito Santo.

Barcelona ka përfituar 30 milionë euro nga ky operacion, plus 10 të tjera të përfshira në bonuse.

Semedo iu bashkua Blaugranasve nga Benfica në vitin 2017, duke bërë 124 paraqitje për klubin.
Shtuar më 23/09/2020, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori