Zyrtare: Neymar te Barcelona
Barcelona njofton këtë mëngjes se ka arritur të firmosë me Neymar. Sulmuesi brazilian bëhet kështu blerja e parë e Blaugranave pak ditë para fillimit të merkatos së verës. Pak orë më parë ishe sekret ndërsa tani është zyrtare: ish ylli i Santos do të jetë futbollist i Barcelonës për 5 sezonet e ardhshme.

"Të hënën do të firmosë kontratën me Barcelonën. Falenderoj tifozët e Santos për mbështetjen e tyre vitet e fundit", shkruan në profilin e tij në Instagram Neymar.

Barcelona ka paguar 54 milionë euro për kartonin e tij por paga e tij nuk është bërë ende e ditur, por kjo pritet të mësohet nesër kur të firmoset edhe kontrata mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori