Zyrtare: Një yll i thotë lamtumirë Realit
Keylor Navas është përshëndetur me tifozët madrilenë, duke paralajmëruar largimin e tij pas këtij fund sezoni pas 5 sezonesh tek Real Madridi

Zinedine Zidane i dha shansin të luajë sot përpara publikut në "Bernabeu" dhe ishte i vetmi që mori vlerësim pozitiv në humbjen turpëruese ndaj Betis.

Portieri nga Kosta Rika u duartrokit nga të pranishmit, të cilët iu dha një lamtumirë të ngrohtë duke i falënderuar për atë që i kanë dhënë në këto vite si "Los Blancos"

Pas ovacioneve për portierin 32-vjeçar, për të pati edhe pak momente të tjera për të shkrepur disa foto me familjen e tij, për herë të fundit në "Bernabeu" si lojtar i Real Madridit dhe më pas një ecje drejt tunelit të stadiumit.

E ardhmja e tij do jetë tek Porto sipas informacioneve të fundit, edhe pse ka 1 kontratë të mbetur me klubin madrilen.

Navas ishte ai që zuri vendin e Iker Casillas tek Real Madridi dhe duket se do jetë sërish ai që do zërë vendin e gjigantit spanjoll tek klubi portugez, pas atij ataku kardiak që kaloi.
Shtuar më 22/05/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori