ZYRTARE: Nuk ndalet Reali, realizon blerjen e katërt (VIDEO)


Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard po ashtu dhe mbrojtësit brazilian Eder Militao që ka nënshkruar prej muajsh, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy. Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se:

"Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet më 19 qershor në orën 13:00".

Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 si bonus.
Shtuar më 12/06/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori