Zyrtare: Orges Shehi largohet nga Skënderbeu
Orges Shehi nuk është më trajner i Skënderbeut dhe vendimin e ka komunikuar sot, në emisionin "Kuq e Zi" në Supersport, ku ishte i ftuar në prag të ndeshjes Islandë-Shqipëri.

"Ishte një vit tranzicioni, plot vështirësi. Kam dhënë gjithçka atje dhe i falënderoj të gjithë në Korçë. Do flas në një konferencë për shtyp, pasi të të takoj lojtarët. Kam 9 vite atje dhe do t'i takoj të gjithë, nga i pari tek i fundit.

"Vendimin për largim e kam marrë ditët e fundit, pas konsultimit me familjen", deklaroi Shehi.
Shtuar më 08/06/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori