Zyrtare / Pablo Armero te Flamengo
Tani është zyrtare. Pablo Armero do të përshëndetet me Milanin dhe do të shkojë në Brazil te Flamengo. Lajmi është dhënë nga vetë klubi brazilian nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

"Mbrojtësi i krahut të majtë Pablo Armero ka firmosur një kontratë me Flamengon. Futbollisti do të prezantohet sonte në ora 17:00", thuhet në njoftim.

Armero, kartoni i të cilit i përket Udineses, ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje me fanellën e Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori