Zyrtare: Partizani firmos kontratë një vjeçare me trajnerin italian
Tashmë është zyrtare. Franko Lerda është trajneri i ri i Partizanit. 51 vjeçari italian arriti akordin me drejtuesit e kampionëve të vendit, teksa pak minuta më parë bëri edhe prezantimi si “timonieri” i të kuqve.

Një detaj që u zbulua gjatë konferencës së prezantimit ishte dhe kohëzgjatja e kontratës së Lerda, me drejtorin sportiv, Olsi Rama që pohoi se italiani firmosi për një sezon.

“Kontrata është një vjeçare, por me mirëkuptimin se me një shtrëngim duarsh mund të zgjatet”-ishin fjalët e Ramës menjëherë pas firmës së Lerda në kontratë.
Shtuar më 17/06/2019, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori