Zyrtare: Pas grushtimit të kundërshtarit, vjen dënimi për Grezdën
Eros Grezda ka mësuar sot masën e ndëshkimit për sulmin fizik ndaj Antonio Colak, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, të luajtur ndaj Rijekës në Rujevica.

Historia që ndodhi të dielën pas gjysmëfinales ka ditë që diskutohet mes futbolldashësve kroat.

Pas humbjes së Osijekut (3-2), 25-vjeçar i kombëtares shqiptare sulmoi lojtarin e Rijekës në parkingun e stadiumit, e goditi në kokë me grushte. Gjithçka është regjistruar nga një kamera dhe tani dënimi ka mbërritur.

Komisioni disiplinor i HNS vendosi të ndëshkojë mesfushorin me katër ndeshje pezullim.

Sipas mediave kroate, ky pezullim është shumë i butë duke marrë parasysh që sipas rregullave disiplinore, Grezda të dënohej edhe me gjashtë ndeshje për një vepër të tillë.

Shtuar më 04/06/2020, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori