Zyrtare: Pas Robben dhe Ribery, një tjetër yll largohet nga Bayern Munich
Pas largimit të Robben dhe Ribery tashmë nga klubi gjerman do të largohet dhe Rafinha.

Në fakt lajmin e kishte konfirmuar vetë mbrojtësi por sot u zyrtarizua nga Bayern në faqen zyrtare në "Twitter". Pas 8 vitesh Brazilani do ti thotë kështu lamtumirë bavarezëve ku fitoi gjithcka.

"Tetë vite të kaluara kanë qenë fantastike te Bayerni. Kemi fituar shumë, por triumfet e vitit 2013 kanë qenë super. Çdo aventurë shkon drejt fundit dhe nuk kishte si të ishte ndryshe as për mua", - tha braziliani për faqen e klubit. /albeu.com/

Shtuar më 14/05/2019, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori