Zyrtare/ Përcaktohen detajet e miqësores Shqipëri-Ukrainë
Tashmë është zyrtare. Pas shumë diskutimesh mbi vendin apo edhe faktin nëse miqësorja me Ukrainën do zhvillohej apo jo, gjithçka është vendosur.

Në Francë, në datën 3 qershor, ora 16:00, në stadiumin e Evianit, djemtë e Panuccit do të masin forcat me Ukrainën.

Pas reagimit të trajnerit ukrainas Andri Shevçenko, për kushtet e papërshtatshme të stadiumit, veçanërisht për kapacitetin shumë të vogël për të pritur një ndeshje të këtij niveli, ishin hedhur hipoteza të ndryshme, nga zhvillimi i ndeshjes në Zvicër, deri në anulimin e miqësores, por FIFA ka qenë e rreptë në qëndrimin e saj.

Ndeshja përfundimisht do të luhet në Evian, sipas programit fillestar.
Shtuar më 01/06/2018, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori