Zyrtare/ Pioli merr drejtimin e Interit
Tashmë është edhe njoftimi zyrtar, Stefano Pioli është t rajneri i ri i Interit. Gjatë ditës së sotme ai ka rregulluar të gjitha procedurat me avokatin e tij dhe ka firmosur kontratën me klubin zikaltër.

Interi me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur emërimin e ish-trajnerit të Lazios. 51-vjecari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Interin deri në verën e vitit 2018. Stefano Pioli do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave në qendrën stërvitore të Interit, Angelo Moratti, këtë të enjte.

Pasi zgjidhi me konsensus kontratën me Lazion klub nga i cili është larguar prej disa muajsh, Pioli u zyrtarizua si trajneri i ri Interit. Italiani është trajneri i 9-të që emërohet në krye të skuadrës zikaltër që pas largimit të Jose Mourinhos në vitin 2010

Shtuar më 08/11/2016, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori