Mesfushori kroat, Marko
Pjaca, ka kaluar tashmë testet mjekësore dhe është lojtari më i ri i
Schalkes.
Lojtari u shpreh i lumtur për këtë kalim, teksa tregoi se
Hoewedes e ndihmoi të transferohet në Bundesligë.
“Kam folur me Bene
Hoewedes shumë rreth
Schalkes dhe më ka thënë shumë gjëra pozitive për
klubin, tifozët etj...”, u shpreh
Pjaca.
Klubi gjerman ka njoftuar se ka trasnferuar mesfushorin kroat në formë huazimi deri në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018,
ora 21:10