ZYRTARE: Pjaniç ja del për Atleticon, Costa qëndron në infermieri
Pjanic është rikuperuar dhe do të luajë kundër Atleticos, por jo edhe Costa.

mërkurën, nga ora 21:00, skuadrat që u përballen vitin e kaluar, Atletico Madrid dhe Juventus, do t’i matin sërish forcat në Champions League, kësaj radhe në fazë e grupeve.

Për këtë ndeshje do të mungojë Douglas Costa. Lajmin e ka konfirmuar Juventusi në faqen zyrtare, duke treguar se lojtari ka probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe do të jetë jashtë për 15 ditë.

Në anën tjetër, “pas testeve mjekësore në J Medical, u vërtetua se Pjanic s’ka probleme muskulore dhe është gati për lojë”, njoftoi “Zonja e Vjetër”.

Ndeshja mes Atleticos e Juventusit luhet të mërkurën nga ora 21:00 në “Wanda Metropolitano”
Shtuar më 16/09/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori