ZYRTARE/ Portieri i PSG i bashkohet Realit
Pavarësisht që ende nuk është lajmëruar nga klubi, Alphonse Areola është zyrtarisht një lojtar i Real Madridit pasi që portieri është regjistruar në databazën e LaLiga’s.

Francezi ka arritur në Madrid nga Paris Saint-Germain për një vit huazim kurse Keylor Navas do të arrijë në PSG.

Areola do ti shtrohet në teste mjekësore javën e kaluar dhe ka arritur në stadiumin Santiago Bernabeu si zëvendësim i Thibaut Courtois.

26 vjeçari nuk është një lojtar i panjohur për LaLigan, pasi që ka mbrojtur në Villarreal gjatë sezonit 2015/16, duke luajtur 37 ndeshje dhe pranuar 32 gola.

Këta numra respektabil kanë kontribuar në rikthimin e tij në PSG, ku ai kishte luajtur në tri sezonët e fundit.

Megjithatë, ai nuk kishte mundur që të mbaj numrin 1 në baza përmanente dhe arritja e Keylor Navas në kryeqytetin francez do të thotë se ai prapë do të jetë në bankë.

Pasi kishte folur me Zinedine Zidane, Areola e kishte pranuar huazimin në Madrid edhe pse ai e di që nuk do ta këtë lehtë për të marrë minuta në Los Blancos.

Areola për momentin është me Francën në detyrë dhe do të fillojë stërvitjen me skuadrën e tij të re pas ndeshjes se Kombëtarëve.
Shtuar më 02/09/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori