Zyrtare, portugezi rinovon me Manchester Cityn deri në 2025



Mesfushori portugez Bernardo Silva, i mbërritur te skuadra e Manchester City 18 muaj më parë, ka shtyrë deri në vitin 2025 kontratën e tij me kampionët e Anglisë. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2022.

Gjithsesi, palët kanë rënë dakord ta shtyjnë atë edhe me 3 vite të tjera.
Trajneri Pep Guardiola ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e mesfushorit 24-vjeçar, që në 64 ndeshje ka realizuar 11 gola me "qytetarët". Lajmi është konfirmuar pak më parë nga skuadra e City, përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Falë kontratës së re edhe rroga e re e Bernardo Silva do të jetë më e mirë se ajo aktuale, ku përfiton 120 mijë stërlina në javë.

"Për mua është një nder e kënaqësi të rinovoj kontratën me City. Klubi më ka ofruar atë që dëshiron çdo futbollist në karrierën e tij dhe ky është vendi ku dëshiroj të qëndroj sa më gjatë", tha Silva. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2019, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori