Zyrtare: Prandeli tek Gallatasaray
Presidenti i klubit turk, Unal Aysal, bëri të ditur se tani ish trajneri i përfaqësueses italiane do të marrë trashëgiminë e Roberto Mancinit.

Cesare Prandelli do te jete trajneri i ri i Galatasaray. Pas konfirmimit të tratativave ishte vetë presidenti i klubit turk, Unal Aysal, që bëri të ditur se tani ish trajneri i përafqësueses italiane do të marrë trashëgiminë e Roberto Mancinit. “Prandelli bashkon në vetvete të gjitha karakteristikat që duam për trajnerin tonë dhe duke filluar nga e hëna do të jetë në drejtimin e skuadrës tonë. Jemi të bindur se mund të arrijmë rezultate të mëdha me të. Të hënën fillon epoka e Cesare Prandellit”, - deklaroi Unal Aysal.

Agjensia turke Anadolu kishte lajmëruar pak orë më parë fillimin e tratativave të Galatasarayt me ish trajnerin e kombëtares italiane Cesare Prandelli. Propozimi i klubit turk ishte vërttet joëshës, një kontratë 3 vjecare me pagë prej 4 milionë e 500 mijë euro për cdo sezon, plus 500 mijë euro bonus nëse fiton kampionatin, si dhe 500 mijë euro të tjera nëse Prandelli arrin në cerekfinalet e Champions League. Vec tyre dhe një milionë euro në vit për tre bashkëpunëtorët që Prandelli do të marrë me vete në aventurën turke.
Shtuar më 03/07/2014, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori