ZYRTARE/ Pritet stuhi, anullohet ndeshja e Europa League
Ndeshja e raundit të 32 më të mirave të Europa League mes Salzbug dhe Eintracht Frankfurtit është shtyrë për të një stuhie që pritet të godasë qytetin autriak.

Frankfurt kryesojnë 4-1 nga ndeshja e parë javën e kaluar dhe janë nisur përtej kufirit për të mbrojtur avantazhin e tyre të enjten në mbrëmje, por ndeshja tani është anuluar.

Të dy klubet konfirmuan lajmet në Tëitter të enjten pasdite, duke cituar se stuhia po shkonte drejt Salzburgut dhe pritet të ketë erëra të forta.

Në komunikatë është konfirmuar se ndeshja do të riluhet sa më shpejtë që është e mundur.

Meqë raundi i ardhshëm do të luhet më 12 dhe 19 mars, kjo ndeshje me gjasë të madhe do të luhet mesjavën tjetër.
Shtuar më 27/02/2020, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori