Zyrtare: Radamel Falcao te Monaco
Ndërkohë që Neymar do të firmosë nesër me Barcelonën, një tjetër sulmues i madh, i cili kërkohet nga gjysma e Europës do të firmosë për Monacon në të njëjtën ditë. Transferimi i Radamel Falcaos te Monaco është zyrtar tashmë.

Sipas radios spanjolle "Cadena Ser", mbërritja e sulmuesit kolubmian të Atletico Madrid i ka kushtuar plot 60 milionë euro klubit nga Principata, duke u bërë edhe transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit francez.

Falcao do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2013, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori