ZYRTARE/ Reina konfirmon kalimin te klubi i Premierligës
Portieri i Milanit, Pepe Reina e ka konfirmuar transferin e tij në Aston Villa nëpërmes rrjeteve sociale. “Shihemi në korrik…”, ka shkruar ai

Portieri ishte pritur që ti bashkohet Villas si i huazuar për gjashtë muaj, me opsion blerjen, pasi që skuadra nga Premier Liga është në krizë të lëndimeve.

Reina e ka bërë të ditur vetë lajmin me anë të një posti të tij në storie të Instagram, ku ka një foto me një derë të kuq në zhveshtore.

“Faleminderit! Shihemi në korrik…@acmilan”, ka shkruar ai.

Story në Instagram ka edhe zemra kuq e zi që përfaqësojnë ngjyrat e Milanit.

Raportohet se Milan do të transferojë Asmir Begovic nga Bournemouth në huazim si zëvendësues të Reina, i cili do të jetë edhe zëvendësues i Gianluigi Donnarumma.
Shtuar më 11/01/2020, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori