Zyrtare: Remy tek Chelsea
Pëlqej
Sulmuesi i QRP, Loic Remy, ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Chelsean, kanë zbuluar dy klubet angleze.

Remy është shprehur se ai nuk është menduar dy herë kur i ka ardhur oferta e Chelseat.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar. Kur dëgjova se Chelsea dëshiron të nënshkruajë me mua thash le të shkojmë menjëherë pasi ata janë një prej klubeve më të mira në botë”.

“Mbaj mend atmosferën e mahnitshme në Stamford Bridge kur luajta atje për Marseille dhe mezi pres të luaj për të parën herë para tifozëve të mi të ri”, ka thënë Remy.

Për lojtarin të interesuar ishin edhe Liverpooli dhe Arsenali.
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori