Zyrtare: Roma gjen trajnerin e ri, është një Italian i njohur
Claudio Ranieri ka mbërritur në Romë. Ai u largua nga Londra herët në mëngjes, teksa është gati për të vijuar aventurën në Serina A, shkruan Albeu.com.

Ranieri fillimisht do të nëshkruajë për 3 muaj ndërsa në fund të sezonit do të vendoset e ardhmja e tij.

Megjithatë në rast se tekniku kualifikon Romën në Champions, ai pritet të konfirmohet në fund të sezonit.

Ranieri do të debutojë të hënën në stol kundër Empolit për ndeshjen e Serisë A.

Ndërkohë ky është një rikthim për Italianin në Romë pasi ka drejtuar verdhekuqtë 8 vjet më parë nga viti 2009 deri në vitin 2011. /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori