Zyrtare: Roma nënshkruan me Marcano
Roma ka lajmëruar zyrtarisht se ka nënshkruar me mbrojtësin e Portos, Ivan Marcano si transfer i lirë.

“AS Roma ka kënaqësinë që t’ju lajmërojë për transferimin e mbrojtësit spanjoll Ivan Marcano. Marcano, 30 vjeç, ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Giallorossët deri më 2021. Kontrata ka mundësinë e zgjatje edhe për vitin e katër, një klauzolë që do të mund të aktivizohet automatikisht varësisht prej rrethanave”.

Mercano ka kaluar katër sezone me skuadrën portugeze FC Porto. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori