Korçari do të vazhdojë të drejtojë Teutën edhe sezonin tjetër, pasi këtë vit arriti objektivin, që ishin Kupat e
Europës.
Lajmin e konfirmojnë për "Panorama Sport"
drejtuesit e klubit të Teutës, të cilët besojnë te
Shkëmbi dhe te puna që ka bërë ai.
Kështu durrsakët, nuk kanë kohë për të humbur dhe do të nisin menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet deçizive të
Europës.
Mësohet se edhe dëshira e Shkëmbit ishte të vazhdonte projektin që nisi me "Djemtë e Detit".
Nga ana tjetër klubi ka dalë dhe me një njoftim duke shkruar:
Klubi i Futbollit Teuta njofton se do të vazhdojë
bashkëpunimit me trajnerin Bledi
Shkëmbi dhe stafin e tijë.
Drejtuesit e Klubit dhe Bledi
Shkëmbi kanë arritur me mirëkuptim marrveshjen e
bashkëpunimit dhe për një sezonë.
Shtuar më 03/06/2019,
ora 18:41