Zyrtare/ Shqipëria thërret futbollistin e Sampdorias

Olger Merkaj i riu shqiptar që po shkëlqen në futbollin italian këtë sezon është thirrur për herë të parë në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Alban Bushi në grumbullimin që do të zhvillohet më 21-28 janar.

19-vjeçari i lindur në Vlorë ka shfaqur një formë pozitive me Tutokuoion në ligën e tretë italiane (Lega Pro).

Pas një fillimi paksa të vështirë pas huazimit nga Sampdoria verën e shkuar, sulmuesi ka ditur t’i shfrytëzojë mundësitë që i janë dhënë.
Dalëngadalë ai po e fiton vendin e titullarit, madje ka arritur edhe të gjejë rrugën e golit në kampionat dhe Kupë.

Olger Merkaj u grumbllua edhe nga Xhemal Mustedanagiç në përfaqësuesen U-17 në vitin 2014, por nuk mundi të luante asnjë ndeshje për shkak të një problemi shëndetësor që e detyroi të shtrohej në spital. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori