Zyrtare, shtyhet dhe derbi Milan - Inter
Pas një kërkese zyrtare nga klubet e shumta dhe Presidenti i Shoqatës së Lojtarëve Italianë, Damiano Tommasi, të gjitha ndeshjet e sotme të Serie A janë anuluar si shenjë zie për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës.

Në orar për ditën e sotme ishin ndeshjet Genoa-Cagliari, Atalanta-Sampdoria, Benevento-Verona, Udinese-Fiorentina, Chievo-Sassuolo dhe Torino-Crotone, të cilat do të zhvilloheshin nga ora 15:00.

Ndërsa, në mbrëmje nga ora 20:45 ishte paraparë të zhvillohej Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit, por të gjithë këto ndeshje janë anuluar dhe të zhvillohet një ditë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori