Zyrtare: Shtyhet Genoa-Inter
Është zyrtare, ndeshja Genoa-Inter e programuar për tu luajtur nesër nuk do të luhet. Shkak është bërë koha e keqe që ka përfshirë rajonin e Ligurias dhe Xhenovën veçanërisht.

7 të vdekur deri tani nuk bëjnë të mundur zhvillimin normal të një ndeshjeje futbolli. Uji vazhdon të masakrojë qytetin dhe në veçanti stadiumin Marassi.

Se kur do të luhet ndeshja mes dy ekipeve do të bëhet e ditur të hënën, më datë 7 nëntor. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori