Zyrtare: Sioni shkarkon Tramezzanin
Skuadra zvicerane Sion njofton se ka shkarkuar trajnerin italian, Paolo Tramezzani

Ka marrë fund aventura me Sionin e Zvicrës për trajnerin italian, Paolo Tramezzani. Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit.

Aventura e Tramezzanit me Sionin zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Europa League dhe dy në Kupën e Zvicrës, aktivitete nga të cilat është eliminuar.

Barazimi në shtëpi me ish-skuadrën e tij Luganon, që mban vendin e fundit në renditje, ka qenë goditja fatale për ish-numrin 2 të stolit kuqezi në kohën e Gianni De Biasit. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori