ZYRTARE/ Skëndërbeu nënshkruan me mesfushorin e Tiranës
Asion Daja është zyrtarisht pjesë e Skënderbeut.

Klubi korçar që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar mesfushorin 29-vjeçar si afrimin më të ri në merkato.

Pas Asion Dajës, me bardhekuqtë pritet të bashkohet edhe një tjetër futbollist i Tiranës, bëhet fjalë për mbrojtësin Dorjan Kërçiku.

Njoftimi zyrtar i Skenderbeut:

"Asion Daja, prej sot është zyrtarisht futbollist bardhekuq.

Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon.

29-vjeçari ka nëneshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe mënjeherë është nisur drejt Korçës.

Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do ti bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit.

Welcome Asion Daja!
Shtuar më 22/08/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori