Zyrtare: Skënderbeu prezanton mesfushorin e talentuar
Shqiprim Taipi, është lojtari më i ri i Skënderbeut, pasi ai sot është zyrtarizuar tek klubi korçar. Lojtari ka firmosur ditën e sotme, së bashku me presidentin Ardjan Takaj, një kontratë të vlefshme për 2 vite e gjysmë me klubin korçar.

Taipi luan në qendër të mesfushës dhe pritet t’i shërbejë shumë trajnerit Shehi, për pjesën tjetër të sezonit. Ky afrim do të rrisë shumë konkurrencën në ekip.

Lojtari më përpara ka luajtur me Shkupin ku ka zhvilluar 14 takime, me Shkëndijën, në të cilën ka luajtur 21 ndeshje dhe me Horizont Turnovo, 23 prezenca.
Shtuar më 19/01/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori