Zyrtare/ Spanja emëron trajnerin e ri
Pëlqej
Kombëtarja e Spanjës vetëm pak orë pasi deklaroi shkarkimin e trajnerit të saj Julen Lopetegui, ka konfirmuar edhe emrin e trajnerit të ri që do të zërë vendin e tij.

Pas shkarkimit të Lopeteguit, presidentin i Federatës Spanjolle të Futbollit, i ka besuar stolin e Spanjës Fernando Hierro, që më parë mbante postin e drejtorit sportiv tek Spanja.

Ish-kapiteni Hierro ditën e djeshme ka pasur edhe një debat me trajnerin e larguar Julen Lopetegui, gjatë seancës stërvitore në Rusi, por ende nuk dihet nëse kjo ka pasur lidhje me shkarkimin e Lopetegui. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori