Zyrtare: Stefan de Vrij do të largohet nga Lazio në fund të sezonit
Pëlqej
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi holandez, Stefan de Vrij do të largohet në fund të këtij sezoni

Ai falënderoi lojtarin për përkushtimin e tij, por tha se në qershor ai do të largohet.

“Lazio ka tërhequr propozimin për kontratën e re të De Vrij”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.

“Ne kemi tërhequr ofertën tonë për arsye që do t’i bëjmë të dituar më vonë. Ishte një zgjedhje e bërë pas disa muajsh bisedime, por kishte një limit”, vazhdoi ai.

“Ai ka qenë profesionist i jashtëzakonshëm dhe e falënderojmë për çka ka bërë dhe do të bëj deri në fund të sezonit. Ai i ka dhënë shumë këtij klubi, por rrugët tona do të ndahen në qershor”, u shpreh ai në fund.

De Vrij po kërkohet nga shumë skuadra, ndër to Inter, Juventus dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori