ZYRTARE/ Suarez vazhdon me Barcelonën, ja klauzola marramendëse
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me klubin katalunas që parashikon qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2021.

Suarez u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2014 dhe ai që nga ajo kohë ka ndihmuar klubin për të mbështetu klubin të fitoj La Ligan dhe si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

Gjatë kohës së tij me klubinkatalunas ai ka shënuar 97 gola në 116 ndeshje në të gjitha garat.

Pas këtyre performancave brilante, Barcelona është obliguar t’i vendos një klauzolë largimi prej 200 milionë eurove.

Individualisht ai ka fituar çmimin ‘Këpuca e Artë’ evropiane për sezonin 2015-16, Lojtari i huaj më i mirë për sezonin 2015-16, si dhe u rendin në vendin e katërt për Topin e Artë, pas Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann. /Albeu.com/
Shtuar më 15/12/2016, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori