Zyrtare: Sulejman Starova trajneri i klubit kosovar
Pëlqej
Sulejman Starova do të jetë trajneri më i ri i skuadrës së Ferronikelit në Kosovë.

“Po kam firmosur per Ferronikelin. Shpresoj të jap kontributin tim atje dhe të realizojmë objektivin” – deklaroi Starova.

Më herët gjatë ditës së sotme, u përfol se edhe Klodian Duro mund të ishte trajneri i mundshëm për Ferronikelin, por mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar Bobi në pankinën e ekipit kosovar.

Ferronikeli mbeti pa trajner, pas largimit ditën e djeshme të Ismet Munishit. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori