ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares bëhet me skuadër të re
Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi i është bashkuar klubit nënkampion të Zvicrës në futboll St. Gallen nga klubi skocez Hibernian.

Transferimin e Kamberit e ka bërë të ditur St. Galleni në faqen zyrtare.

25-vjeçari ka firmosur kontratë trivjeçare me St.Gallenin.

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, por Hibernians ka njoftuar se do të ketë një përqindje nga transferimi i ardhshëm i tij.

Kamberi së fundi ka pranuar ftesën për të luajtur për Shqipërinë.
Shtuar më 06/08/2020, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori