Zyrtare: Talenti serb firmos me Manchester City, e transferon një shqiptar
Manchester City ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Filip Stevanovic. Sulmuesi i krahut të majtë do të transferohet në Premier League në janar, kur të hapet merkato.

18-vjeçari, pasi spikati me Partizan Beograd dhe Serbinë U21, bën hapin e madhe në karrierë dhe tani e pret një aventurë e re dhe normalisht më e vështirë. Në Manchester mes yjeve duhet të tregojë se sa vlen.

Stevanovic i ka kushtuar “Qytetarëve” 8 milion euro dhe klubi serb mund të përfitojë edhe më shumë para në të ardhmen, përmes klauzolave të përfshira në marrëveshje nga menaxheri me origjinë shqiptare, Fali Ramadani.
Shtuar më 31/10/2020, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori