Zyrtare: Thomas Vermaelen te Barça (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Barcelona zyrtarizoi në faqen e saj të internetit transferimin në “Camp Nou” të mbrojtësit belg Thomas Vermaelen nga Arsenali. Futbollisti do të firmosë me Barçën një kontratë për 5 sezonet e ardhshme. Mbrojtësi belg i ka luajtur 5 sezonet e fundit me fanellën e “Topçinjve”, por është formuar futbollistikisht te Ajax-i, dhe ka luajtur një sezon në huazim edhe te Waalwijk.


Edhe pse si Barcelona, ashtu dhe Arsenali në njoftimet e tyre zyrtare nuk bënë të ditur shumën e transferimit, mediat europiane zbulojnë se 28 vjeçari i ka kushtuar Barcelonës 19 milionë Euro, 15 milionë Euro që do të paguhen menjëherë dhe 4 milionë Euro të tjerë që janë parashikuar në formë bonusesh në lidhje me rendimentin dhe prezencat e lojtarit.

Siç e prezanton faqja zyrtare e Barcelonës, Thomas Vermaelen karakterizohet nga aftësia e tij prej lideri, siç demonstron edhe fakti që ka qenë në të kaluarën kapiten i Ajax-it dhe i Arsenalit.

Në fakt Vermaelen, që dje kaloi dhe testet mjekesore në Barcelonë, bëhet ish-kapiteni i tretë i “Topçinjve” që transferohet te blaugranat, pas Thierry Henry dhe Cesc Fabregas. /albeu.com/





Vermaelen: "It's an honour to play for Barça" by fcbarcelona
Shtuar më 10/08/2014, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori