Zyrtare, Tirana prezanton dy blerjet e reja
Pëlqej
Keneth Muguna dhe Muhamed Musa janë zyrtarisht lojtarë të Tiranës. Të dy lojtarët e përfaqësuesesKenias iu bashkuan skuadrës në fazën përgatitore në Antalia. Bardheblutë ishin prej muajsh në gjurmët e lojtarëve. 22-vjeçari Muguna, cilësohet si një investim i rëndësishëm për këtë sezon dhe për të ardhmen e klubit.

Jo rastësisht kryeqytetasit e blenë kartonin e mesfushorit nga kampionët e Kenias, Gor Mahia, për afro 30 mijë euro, ndërsa lojtari firmosi kontratë 4-vjeçare. Muguna, i cili është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së vendit të tij, ka qenë një prej prioriteteve të trajnerit Ze Maria. Tirana zyrtarizoi edhe Musa Muhamed, që gjithashtu vjen nga skuadra e Gor Mahias ky ka qenë edhe kapiten dhe ka fituar titullin kampion. Mbrojtësi i qendrës firmosi kontratë për 2 vjet e gjysmë.

Lëvizjet e Tiranës në afatin e transferimeve të dimrit janë të rëndësishme, për të përforcuar një grup që është mjaft cilësor. Jo rastësisht bardheblutë kanë barazuar në dy testet e luajtura në Antalia, fillimisht përballë kazakëve të Tobolit dhe së fundmi ndaj ekipit të Premierligës ruse, Khabarovsk./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori