ZYRTARE/ Tirana shkarkon Egbon, ja kush do t'i drejtojë bardheblutë
Tashmë është zyrtare.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin, Emanuel Egbo.

Humbja ndaj Korabit 0-1 i kushtojë shtrenjtë teknikut nigerian, i cili nga dita e sotme nuk do të jetë më në krye të stolit të skuadrës kryeqytetase.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi. Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!", thuhej në deklaratën e klubi të Tiranës.

Vendin e Egbosë te Tirana pritet ta marrë ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede.

Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet trajneri aktual i Kombëtares së 19-vjeçarëve.
Shtuar më 12/11/2020, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori